106 të moshuar pa përkujdesje familjare

106 të moshuar pa përkujdesje familjare kanë gjetur strehim në shtëpitë e të moshuarve në Kosovë, që aktualisht janë 5 të tilla në 5 qytete .
Për rtv21.tv nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve kanë treguar se këto shtëpi trajtojnë personat e moshuar pa përkujdesje familjare 24 orë pa pagesë
“Numri i shtëpive të cilat trajtojnë 24 orë personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Kosovë është aktualisht 5.Këtoo shtëpi janë: shtëpia për persona të moshuar në Prishtinë, në Skenderaj, Gurakoc-Istog, Ggraqanicë dhe në  Novobërdë. Që të gjitha këto shtëpi janë me karakter social dhe financohen nga shteti. Po ashtu janë edhe dy shtëpi me karakter komercial në komunën e Pejës e që janë të licencuara nga MFPT për shërbimet që i  ofrojnë 24 orë për këtë komunitet me pagesë”, thuhet në përgjigjen e MFPT-së.
Sipas të dhënave që ka siguruar rtv21.tv numri i të moshuarve që trajtohen në këto shtëpi është i ndryshueshëm pasi ka vendosje të reja por ka edhe vdekje të natyrshme.
Në SHPMPF në Prishtinë aktualisht  janë 61 rezident, 34 femra dhe 27 meshkuj, në Skenderaj janë 23, nga ky numër 11 meshkuj dhe 12 femra, në Gurakoc janë 14, 6 meshkuj dhe 8 femra dhe në Graqanicë janë 8, 4 meshkuj dhe 4 femra.
A është ndonjë ditë e caktuar kur banorët në shtëpitë e të moshuarave pranojnë vizita?
Për rtv21.tv nga kjo Ministri kanë treguar se deri në mars të vitit 2020 kur është paraqitur COVID-19 në Kosovë vizitat kanë qenë të përditshme, pa orare dhe familjaret apo farefisi ka mundur pa problem t’i vizitojë të afërmit në përkujdesje rezidenciale.
Të moshuarit që janë në këto shtëpi janë të lirë të bëjnë vizita në vendlindjen e tyre apo të farefisi, por gjithnjë me kujdes të shtuar.
“Pas kësaj periudhe për ta mbrojtur shëndetin e të moshuarve jemi detyruar që t’i ndalojmë vizitat, gjithnjë duke respektuar masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Kjo periudhë ka zgjatur varësisht nga gjendja epidemike dhe herë pas herë janë lejuar vizita  duke u respektuar masat në fuqi. Kështu është vepruar deri në muajin mars të këtij viti, nga mesi I këtij muaji jemi hapur më shumë për këto vizita, po ashtu edhe të moshuarit janë të lirë të bëjnë vizita në vendlindjen e tyre apo të farefisi, por gjithnjë me kujdes të shtuar”, kanë treguar nga MFPT.
Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka folur edhe kushtet që janë brenda këtyre shtëpive, teksa kanë treguar se stafi është i licencuar dhe professional.
“Kushtet janë optimale, trajtimi është I dinjiteshëm dhe ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme për mirëqenie të të moshuarve. I kemi standardet minimale të cilësisë dhe këto respektohen. Stafi është I licencuar dhe professional”, thanë për rtv21,tv nga MFPT.
Cilat janë kritere duhet plotësuar të moshuarit që të bëhen pjesë e këtyre shtëpive?
Në këto shtëpi punohet bazuar në legjislacionin e hartuar nga MFPT e që është udhëzimi administrativ nr.10/2014, ku janë çart të përcaktuara kriteret se kush mund t’i marr shërbimet në këto shtëpi.
“Kriter qenësor është që i moshuari t’i ketë mbushur 65 vjet dhe të mos ketë fëmijë biologjik apo të birësuar si dhe të jetë rast social  Pra mosha është nga 65 vjet e më tutje deri sa i moshuari të jetë në jetë”, thuhet në përgjigjen e MFPT-së.
Në SHPMPF në Prishtinë banori më i ri që është në përkujdesje është 45 vjet, ky është rast që sipas MFPT-së është vendosur para vitit 1999, kurse më i moshuari është  90 vjeç.
Banori që më së gjati ka qëndruar dhe është duke qëndruar në SHPMPF është nga komuna e Dragashit.
Për rtv21.tv  Ministria e Financave Punës dhe Transfereve  ka treguar se aktualisht në SHPMPF në Prishtinë më së shumti të moshuar ka nga Prishtina, Prizereni ,Gjilani dhe Gjakova.
Nga cili vit në Kosovë funksionojnë këto shtëpi? 
Shërbimet rezidenciale njihen që nga vitet e 50 –ta, fillimisht këto shërbime janë ofruar në një shtëpi në komunën e Shtimes, kurse nga vitet e 80-ta këto shërbime janë bartur në Shtëpinë për persona të moshuar në Prishtinë, ku edhe sot aty ofrohen. Kurse shtëpitë në Skenderaj dhe Gurakoc-Istog janë funksionalizuar në nga vitet 2008, ajo në Graqanicë në vitin 2009 dhe e fundit në Novobërdë nga viti 2021. Këto shtëpi për pos asaj në Prishtinë janë me bazë në komunitet dhe kapacitetitiI mundshëm i tyre është 10, 14 dhe 20 shtretër.
Në planin strategjik zhvillimor të MFPT për rtv21.tv ka treguar janë të parapara që të ndërtohen këso shtëpi me bazë në komunitet edhe në komunat tjera, derisa  secila komunë të këtë nga një shtëpi të karakterit social të financuar nga shteti./21Media

Back to top button