Pa fitues në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, gjithçka vendoset në “Santiago Bernabeu”

Ka përfunduar pa fitues gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munichu ka barazuar 2:2 me Real Madridin,

Ndeshja ishte tejet e zjarrtë, me të dy skuadrat që sulmonin vazhdimisht për ta gjetur golin. Te Bayerni golashënues ishin Leroy Sane (minuta e 53’) dhe Harry Kane (minuta e 57’), ndërkaq te Reali që të dy golat i shënoi Vinicius Junior (minuta e 24’ dhe minuta e 83’).

Gjithçka tani do të vendoset në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 8 maj.

Rezultati final, 2:2.
Back to top button