RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Komuna e Tetovës nën ‘ethe’- Arifi: Nesër s’dihet se kush do menaxhojë me komunën

Komuna e Tetovës në pritje të vendimi Ditë normale në Komunën e Tetovës. Nëpunësi dhe qytetarët ia mësyjnë objektit të komunës për të kryer punët e tyre, por nuk dihet nëse edhe nesër do të kenë këtë

nga E.Bullaku15 maj 201715 maj 2017

Komuna e Tetovës në pritje të vendimi

Ditë normale në Komunën e Tetovës. Nëpunësi  dhe qytetarët ia mësyjnë objektit të komunës për të kryer punët e tyre, por nuk dihet nëse edhe nesër do të kenë këtë mundësi, tv21.tv

“Kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifit dhe këshilltarëve komunal nga dita e sotme ju skadon mandati. Kryetarja e Komunës së Tetovës ende nuk e ka të qartë se kush do të udhëheq me komunën nga dita e nesërme por informata nga brenda komunës na thonë se të gjithë sektorët e komunës nga nesër nuk do të mund të procedojnë lëndë të reja mirëpo do të merren me ata të vjetrat.”

Kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi tha se shteti i Maqedonisë nuk është ballafaquar asnjëherë më parë me një rast të tillë, andaj në pyetjen e TV21, se kush do ta udhëheq nga dita e nesërme Komunën e Tetovë, kryetarja tha se do presin se çfarë do të vendoset në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

“Ajo është një situatë e re të cilën ne do ta shohim se si do të zhvillohet po qytetarët sigurisht që do të mund të drejtohen në Komunë, por me ngushtimet ligjore që do t’i kemi dhe do të shohim se si do t’i tejkalojmë bashkërisht. Partitë politike, urgjentisht  duhet të mblidhen dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve. Një datë për zgjedhje duhet të ketë. A do të jetë në qershor,  a do të jetë në korrik apo në shtator, nuk ka rëndësi por nuk mundemi që të mbesim a datë për zgjedhje”, tha Arifi.

Ata që më së shumti e ndjejnë këtë ngërç, janë qytetarët të cilët nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre.

“Do të vonohen procedurat, kemi lloj – lloj punësh. Por ja që do të vonohen! S’kemi çfarë të bëjmë, tjetër kush vendosë!”

“Nëse vazhdon mandati i kryetares nuk besoj se do të jetë problem, sepse atëherë ka kush jep rrogë, por nëse nuk vazhdojnë atëherë gjendja   nuk do të jetë e mirë, sepse secili varet prej rrogës”, u shprehën qytetarët.

Edhe nga komuna e Tetovës janë në pritje të vendimit se a do të ndodhë zgjatja e mandatit të krerëve aktual dhe se çfarë do të bëhet me zgjedhjet e reja lokale.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë