11 korriku shpallet ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë

(Lajm i përditësuar)

Kurti – qytetarëve nga Qeveria: Po punojmë përditë, si ju – vetëm

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se ata po punojnë “përditë” sikur ata në fushëveprimtaritë e tyre.

Ai tutje përmendi aktivitet e ditës së sotme. Ai tregoi se me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ishin në Malishevë për korrje-shirje te bujku Asman Kryeziu, për të cilin tha se “djerrinën me 260 metra kub gurë e ka kthyer në 2 hektarë arë me grurë”.

Kurti tha se rendimenti i sivjetmë i grurit pritet ta plotësojë kërkesën e brendshme për konsum.

“Rendimenti këtë vit po duket të jetë i lartë. Pritjet tona janë që prodhimi i grurit të shtohet edhe për 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, që do të thotë se do të mund ta plotësojmë kërkesën e brendshme për konsum, pa pasur nevojë të importojmë apo të varemi nga importi”, tha Kurti.


11 korriku shpallet ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shpallur 11 korrikun, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky është veprim fisnik dhe i duhur në emër të Kosovës.

‘’Ky është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës… që të mos harrohet e të mos përsëritet me gjenocidi as në Bosnje e Hercegovinë e as në Kosovë’’, tha Kurti.

I par i Qeverisë në përkujtim të viktimave të Srebrenicës ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje./21Media

Back to top button