11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 498 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 605.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 400.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë 601 mijë e 129 doza të vaksinës.
Deri më sot 753 mijë e 440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button