“Po qaja si fëmijë”, Morena Taraku kujton nënën e ndjerë

 
Këngëtarja Morena Taraku ka treguar një histori që ia ka kujtuar nënën dhe ka filluar të qajë si fëmijë.
Morena ka thënë se ka qenë te një shoqe, kur ka ndjerë erën e qumshtit të zier dhe kjo i ka kujtuar nënën. Ajo ka treguar se ka 17 vite që në kuzhinën e saj nuk e ndjen një erë të tillë.
Këngëtarja bëri thirrje për dashuri pa fund ndaj nënave. “Duaji nënat sepse janë bota e njerëzimit..”.
“Nuk kisha ndie kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishe vënë qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një momente me doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time.. më dolën lot. Po qaja si fëmijë nuk me kishe ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nënat sepse janë bota e njerëzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund”, ka shkruar Morena në Instagram./21Media

Back to top button