11 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

 
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 11 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 2 mijë e 723 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga në Shkup 5, Tetovë-3, Manastir-1, Berovë-1 dhe Pehçevë-1.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se është regjistruar edhe një pacient i vdekur, që ka qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 4 pacientë të shëruar.
Me raste e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni ka arritur në 155 mijë e 700, prej të cilëve 150 mijë e 67 kanë ndërruar jetë, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (2 korrik) është 147./21Media

Back to top button