11 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 734 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 941.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 317.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 837 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 651 mijë e 845 doza të vaksinës. Deri më sot 775 mijë e 898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button