Adriana Matoshi kthehet në Kuvend, deputetët e duartrokasin

 
Aktorja njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, sot u rikthye në Kuvendin e Kosovës, pas operacionit që ka pasur për tumor në tru rreth dy javë më parë.
Deputetët e kanë pritur me duartrokitje Adrianën.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufa tha se kësaj seance i dha jetë më shumë deputetja Adriana Matoshi.

Adriana Matoshi javë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru, meqenëse njoftoi se iu rikthye tumori pas nëntë vitesh. Adriana u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2012./21Media

Back to top button