11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Shqipëria vijon të mos shënojë viktima nga koronavirus, por gjatë 24 orëve të fundit vihet re një rritje e lehtë e rasteve të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë konfirmuar 11 të infektuar, nga kryerja e 1915 testimeve. Ata janë identifikuar në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz dhe Tepelenë.
Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID në Shqipëri. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Back to top button