11 viktima dhe 449 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

 
Nga realizimi i 3 mijë e 859 testimeve, 449 raste të reja me koronavirus janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 317 të shëruar dhe 11 viktima.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid është regjistruar edhe 1 viktimë që ka vdekur më 16.11.2021./21Media

Back to top button