11 viktima, mbi 1 mijë e 300 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

11 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve tè fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 348 raste të reja.
Ndërsa, janë shëruar edhe 1.247 pacientë.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin e personave të vdekur janë regjistruar edhe 8 viktima, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 01.02.2021 – 09.02.2022.

Raste aktive janë 11.727, shkruan TV21./21Media
Back to top button