Kujt do t’i kushtohet NEWBORN-i sivjet

Obeliskun e “NEWBORN”, të vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sot ëshë parë se kanë filluar ta largojnët nga aty.
Arsyeja e largimit të NEWBORN-it është ridizajnimi i tij në prag të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ashtu siç e do tradita.
Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me ideatorin e këtij monumenti, Fisnik Ismaili, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.
Mirëpo, Ismaili përmes një postimi llogarinë e tij “Facebook”, ka bërë të ditur se sivjet NEWBORN do t’iu kushtohet fuqisë së vajzave.
“NEWBORN14 është për fuqinë e grave”, ka thënë Ismaili pa treguar detaje të tjera.
Monumenti NEWBORN që simbolizonte lindjen e një shteti të ri u vendos në qendër të Prishtinës më 17 Shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./21Media

Back to top button