11 viktima si pasojë e zjarrit në një qendër tregtare në Siri

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një qendër tregtare në kryeqytetin sirian, Damask, ka thënë ministria e brendshme.
Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare La Mirada në rrugën al-Hamra.
Dy persona u shpëtuan ndërkaq, AFP tha se dhjetëra biznese ishin shkatërruar nga zjarri.
20 makina zjarrfikëse u dërguan për të shuar zjarrin, të cilit iu deshën katër orë për ta vënë nën kontroll.
Fotot tregonin fasadën gjashtëkatëshe të nxirë, me tym që dilte nga kornizat e dritareve të copëtuara dhe mbeturinat dhe uji që mbulonin rrugën.
Drejtori i mbrojtjes civile tha se shumica e atyre që vdiqën ishin roje sigurie ose staf, raportoi AFP./21Media

Back to top button