11 vite më parë qytetarët i thanë po pavarësisë

Mai i Zi më 21 maj të vitit 2006 votoi referendumin

Njëmbëdhjetë vite më parë qytetarët e Malit të Zi votuan në referendum për pavarësi.

Me këtë referendum në vitin 2006  u shënua fundi i krijesës së quajtur Jugosllavi. Pas shkëputjes së ish republikave tjera jugosllave dhe Kosovës, Serbia mundohej ta mbajë të lidhur më te Malin e Zi, ku duke u prezantuar si trashëgimtare të Jugosllavisë dhe të vazhdonte shteti si Serbi-Mali i Zi.

Në referendum të drejtë vote kishin 470 mijë qytetarë, të cilët do të duhej të tregonin nëse janë për Malin e Zi të pavarur, apo për mbetjen në shtetin e përbashkët Serbi-Mali i Zi. Me shumicë votash, qytetarët i thanë po pavarësisë.

Back to top button