11-vjeçarja ka qëndruar 1 muaj në strehimore, prokuroria thotë se familja ka kërkuar lirimin e saj

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se u trafikua dhe u dhunua në qershor të këtij viti dhe u dhunua edhe në gusht të këtij viti.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj njoftoi se viktima më 22 qershor ishte dërguar në strehimore, ku kishte qëndruar rreth një muaj dhe më pas nga aty ishte larguar me kërkesë të familjes.
“E dëmtuara në strehimore ka qëndruar rreth 1 muaj, më 21 korrik të këtij viti, me kërkesë të familjes viktima është larguar nga strehimorja dhe të njëjtit kanë deklaruarse do të marrin përgjegjësi mbi vajzën e tyre”, tha ajo.
Tutje, Ulaj tha se hetuesit e kësaj drejtorie kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për ekzaminimin e telefonit të viktimës dhe në fund të kërkesës është kërkuar të trajtohet në mënyrë urgjente.
Pas paraqitjes së kërkesës së prokurorit për sekuestrimit të telefonit, gjykata e ka aprovuar kërkesën.
Ajo theksoi se më 27 qershor, është bërë kërkesë për tërheqjen e kamerave të moteleve ku supozohet të ketë shkuar viktima.
Ndryshe, lidhur me rastin e 11-vjeçares, janë arrestuar 11 persona, prej tyre 5 lidhur me rastin e dhunimit në gusht, kurse gjashtë të tjerët lidhur me trafikimin e viktimës në qershor të këtij viti./21Media

Back to top button