Ministria e Financave ekzekuton pagat

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore.
Sipas MF-së, përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore (komuna) as sot nuk e kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që sipas ministrisë, ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar.
Tutje, Ministria e Financave ka paralajmëruar organizatat buxhetore (komunat) të cilat nuk e kanë bërë përditësim e listave se se do të njoftojë organet përkatëse, përfshisë Zyrën Kombëtare të Auditimit që ta kryej një auditim të veçantë për këtë çështje.
“Ku përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës”, thuhet në njoftimin e ministries.
Më tej, MF-ja thotë se do të pezullohen të gjitha kontratat e punonjësve të cilët janë në grevë duke u bazuar në Ligjin për Greva.
“Ky pezullim duhet të bëhet nga punëdhënësi, gjegjësisht përfaqësuesi i punëdhënësit apo Zyrtari Kryesor Administrativ i secilës organizatë buxhetore. Andaj, i takon secilës nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e pagave dhe t’i dërgojnë në Thesar ashtu që të reflektohet saktë kompensimi për punën e secilit”, ka bërë të ditur Ministria e Financave./21Media

Back to top button