110 orë pas tërmetit, tre persona shpëtohen nga rrënojat në Siri

Rreth 110 orë pas një tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirin në mëngjesin e 6 shkurtit, tre persona u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në qytetin sirian Jableh,
Pamjet e drejtpërdrejta televizive nga vendi treguan dy persona duke u nxjerrë nga rrënojat nga ekuipazhet e shpëtimit sirian dhe libanez, teksa kalimtarët duartrokisnin dhe bërtisnin “Zoti është i madh”.
Një punonjës i shpëtimit tha se dy nga të shpëtuarit ishin një grua dhe fëmija i saj./21Media

Back to top button