Chollet flet me Kurtin: Mirëpresim vendimin që të pranohet propozimi i BE-së

(Lajm i përditësuar)
Hovenier reagon pas bisedës së Kurtit me Chollet
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffry Hovenier, në një cicërim mbi postimin e Derek Chollet në Twitter, i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin Albin Kurti, tha se SHBA do të mbështetë plotësisht hapat e ardhshëm të propozim evropian për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”,ka shkruar Hovenier në Twitter.
Chollet flet me Kurtin: Mirëpresim vendimin që të pranohet propozimi i BE-së
Kryeministri Albin Kurti sot ka pasur një bisedë me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Pas bisedës në një postim në Twitter, Chollet ka  thënë se Amerika mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian.
“Mirepresim vendimin për ta pranuar propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogun të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Chollet në Twitter./21Media

Back to top button