11000 policë të mobilizuar për festimet e 14 Korrikut

Do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump

Rreth 11000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen të premten për festimet tradicionale me rastin e 14 Korrikut. Ky mobilizim bëhet nga frika e kërcënimit të lartë terrorist, veçanërisht gjatë paradës në Champs-Elyse në Paris, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

“Të gjithë janë mobilizuar”, theksoi shefi i policisë, Michel Delpuech duke përfshirë këtu Brigadën e Kërkimit dhe Ndërhyrjes “e gatshme për të ndërhyrë në çdo pjesë të kryeqytetit”.

Ai refuzoi të zbulonte masat specifike të lidhura me mbërritjen e presidentit amerikan, i cili pritet të enjten, duke pranuar se kjo përbën një sfidë të madhe dhe është subjekt i punës së përbashkët të sigurisë mes ekipeve amerikane dhe kombëtare, raporton AFP.

Në total, 3500 policë dhe xhandarë do të ngarkohen për sigurinë e paradës, mbështetur nga 2500 zjarrfikës.

Back to top button