117 afganë u larguan nga Kosova

Ka nisur largimi i afganëve nga Kosova. Vetëm sot një grup prej 117 shtetasve afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, janë larguar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar shefja e kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Jeta Tela. “Tashmë vetëm kanë shkuar”, ka thënë ajo.
Destinacioni i grupit të parë që u largua ishte Britania e Madhe.
Deri më tani në Kosovë kanë arritur 971 refugjatë afganë.
Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s për një periudhë 1 vjeçare./21Media

Back to top button