Dy zyrtarë të MPB-së dhe dy të MPJ-së u arrestuan për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka informuar se janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dy të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Sipas prokurorisë, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar personat me inicialet J.H., A.F., B.G., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”dhe “Marrja e ryshfetit”, si dhe personi me inicialet H.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”.
“Dy nga të lartcekurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë.”, ka informuar prokuroria.
Prokurori i Shtetit lidhur me këtë rast, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore./21Media

Back to top button