117 fëmijë janë vrarë në Ukrainë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, të paktën 117 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 155 të tjerë janë plagosur në vend, raportoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Sipas Zyrës, shumica e viktimave janë raportuar në ose rreth kryeqytetit ukrainas Kiev (58) dhe në qytetin verilindor të Kharkiv (40). Sipas saj, në Kharkiv, një tank rus thuhet se goditi një makinë që i përkiste një familjeje që udhëtonte me dy fëmijë.

Ndërsa, në qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit, autobusët e evakuimit që transportonin fëmijë u goditën nga granatimet ruse, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Prokurorët informuan se kanë regjistruar 548 raste ku shkolla dhe objekte të tjera arsimore janë goditur, 72 prej të cilave thanë se janë “shkatërruar plotësisht”. Ata shtuan se shifrat që raportojnë nuk janë përfundimtare për shkak të vështirësive për të hyrë ose inspektuar vende në disa pjesë të vendit./21Media

Back to top button