12 infermirë të trajnuar nga FSK iu bashkuan QKUK-së

 

12 infermirë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës sot iu bashkuan Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se këtë aktivitet nuk do ta quaj aktivitet simbolik, por tha se është imput i rëndësishëm në punën dhe përkushtimin që po e bëjnë profesionistët shëndetësorë.

“Mobilizimi i përgjithshëm institucional për ta luftuar pandeminë, krijimi i asaj që unë e kam kërkuar dhe quajtur frontit të përbashkët duke përfshirë të gjitha institucionet qofshin ato lokale, qofshin ato qendrore po jep rezultatet e veta.”, tha Zemaj, shkruan rtv21.tv

Ai deklaroi se gjithmonë ka nevojë që të rriten kapacitetet shëndetësore, derisa u shpreh se në këtë javë do të angazhojnë edhe 375 profesionistë shëndetësorë.

“Jemi në angazhim, muajin e kaluar kemi angazhuar 200 profesionistë shëndetësorë, këtë javë do të angazhojmë edhe 375 të tjerë, ndërsa, FSK-ja është ushtria e Kosovës, të cilët edhe në shërbimin profesional shëndetësor dëshirojmë që të angazhohen drejtpërdrejt dhe të japin kontributin e tyre”, u shpreh Zemaj.

Ministri më tutje tha se i gjithë personeli shëndetësor që është në listat zyrtare të pagave në Kosovë do të kenë paga shtesë deri në përfundimin e pandemisë.

Zemaj foli edhe për vaksinën kundër Covid-19.

“Jemi në hapa konkret që menojmë të realizueshëm nëse vaksina hudhet në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u shpreh më tutje Zemaj./21Media

Back to top button