Veliu shqyrton mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në këtë takim, Veliu me Rukiqin diskutuan për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësin e heqjes së disa kufizimeve për biznese”, tha me këtë rast Veliu.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për format e angazhimit të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse./21Media

Back to top button