Kaloni te përmbajtja kryesore

12 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Pejë

 

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 73 pacientë të infektuar me COVID-19. 55 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“73 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 55 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 463 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button