Gjendet 15 vjeçarja nga Prizreni

 

Është gjetur vajza 15-vjeçare e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur mbrëmë se e mitura kishte kaluar në pikën kufitare “Kullë” ku edhe ka hasur në policinë e Malit të Zi.

E mitura është dërguar për kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor, sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe prindërit  e viktimës.

“Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj”, ka njoftuar policia./21Media 

 

Back to top button