12 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

 

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 57 pacientë me COVID-19, 40 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa 12 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit të spitalit, pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

Me COVID-19 janë infektuar edhe 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë të personelit shëndetësor.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë njoftuar se 9 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

“9 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19”, ka njoftuar spitali./21Media

9 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Wednesday, August 12, 2020

Back to top button