Rrahu nënën, arrestohet një person në Prishtinë

 

Dje në Prishtinë është arrestuar një person pasi që ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij. Siç njofton policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht nënën. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, njofton policia./21Media

Back to top button