12 pacientë me Covid dhe 8 post- Covid po trajtohen në QKUK

 
12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8 të tjerë post-Covid-19, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
ShSKUK njoftn se me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 4 pacientë.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 12 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 637, ndërkohe dje u raportuan 18 raste të reja./21Media

Back to top button