12 të vdekur nga fundosja e dy anijeve me pasagjerë

 

Të paktën 12 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë shtatë fëmijë, pasi dy anije janë fundosur afër një porti në bregdetin e Paqësorit të Kolumbisë, tha të dielën një zyrtar detar, duke shtuar se shkaqet e incidentit po hetoheshin.

“Anijet u fundosën të shtunën afër Tumaco, porti i dytë më i rëndësishëm në Paqësor i Kolumbisë.Për fat të keq, ka 12 të vdekur. Ne kemi njësi të rojës bregdetare dhe fluturime me aeroplanë dhe helikopterë në zonë që kërkojnë për njerëz të tjerë”, ka thënë për Reuters admirali Jose David Espitia, komandanti i forcës antidrogë Poseidon, duke mos bërë të ditur se sa njerëz kanë mbetur të zhdukur në det.

Të dy anijet janë mbushur me pasagjerë kur janë nisën nga Tumaco drejt San Jose del Guayabo, sipas zyrtarëve në zonë.

“Tani për tani, ne nuk e dimë se çfarë e shkaktoi incidentin, por askush nga viktimat nuk kishte xhaketa shpëtimi”, ka thënë Espitia, duke shtuar se banorët lokalë dhe peshkatarët kanë shpëtuar 36 pasagjerë.

Back to top button