12 viktima dhe 521 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 12 persona, ndërsa janë shënuar edhe 521 raste të reja.
Ndërkaq, nga MSh-ja kanë njoftuar se 3 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.01.2022 deri 11.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Nga 3 mijë e 748 testime, 486 pacientë janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 245.398 raste, prej të cilëve 220.886 janë shëruar, kurse 8.115 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 16.397 raste aktive me koronavirus./TV21

Back to top button