12 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3 mijë e 26 teste të kryera janë regjistruar 434 raste të reja me COVID-19. 195 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 421 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, brenda 24 orëve jetë kanë vdekur 12 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 214 mijë e 213 raste, prej të cilëve 198 mijë e 419 janë shëruar, kurse 7 mijë e 511 kanë ndërruar jetë. Aktualisht Maqedonia numëron 8 mijë 283 raste aktive me COVID-19./TV21

Back to top button