12 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 740 testime të realizuara 327 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 325 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërkaq, 12 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media