12 vite karrierë, Rita e kujton këngën e saj të parë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbushur 12 vite karrierë.

Me këtë rast ajo ka ndarë një foto të këngës së saj të parë në “Instagram”.

“12 vite! Po qaj! Një dekadë që kur kjo doli dhe ju ende më mbështesni. Jam shumë me fat të kem fansa si ju. Jua dua, faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Rita.

Kënga e parë e publikuar nga Rita ka qenë në bashkëpunim me Dj Fresh e titulluar “Hot right now”./21Media

Back to top button