12-vjeçarja Elifi nga Dibra nuk mund të ecë, nevojiten 20 mijë euro që ajo të shërohet

Kjo është 12 vjeçarja Elifi e cila dhe tani do të shkojë në klasë të shtatë. Ajo ka lindur me një sëmundje e cila ia pamundëson ecjen. Nëna e saj Albana punon si pastruese në shtëpi të ndryshme, por përgjegjësia e sajë është shumë e madhe. Ajo për çdo ditë e zbret atë poshtë ndërtesës pa ashensor, nga kati i katërt.
“Zoti mos ja sprovoftë askujt edhe hasmit që është hasëm, nuk dua të shohë në këtë gjendje që jam unë, e di se çka ka vuajtur unë. Vajza se nuk mund të shoqërohet me moshatarët e vetë, nuk mund të del si kanë dalë të gjithë fëmijët, ajo më vret më tepër se unë sa do kem mundësi do e mbajë, por i lutem popullit dhe gjithë shqiptarëve që ta çojmë Elifin në këmbë”, shprehet nëna e Elifit, Albana.
Ajo e ka shansin që të shërohet. Këtë mund ta bëjë me një operacion në një spital në Prizren të Kosovës që kushton 20 mijë euro.
“Ka lindur me spina bifida, por me këtë operim që duhet ta kryen tani ka seance që mund të ecë. Kushton 20 mijë euro. E kisha në spitalin Ortomedika në Prizren dhe më ka premtuar mjeku që do shërohet. Problemi vajzës është se duhet të shëron kukën, frakturat e këmbëve dhe nyjat. Unë jetojë këtu në kat të katër në banesë sociale dhe mundësi për të zbrit më poshtë nuk kamë”, tregon më tej nëna e Elifit.
Zëri i Elifit mezi dëgjohet, thotë se tërë ditën është duke e kaluar aty e ulur para televizorit. Ajo dëshiron që të dalë të ecë me shoqet, motrat e saja, por edhe të shëtis me biçikletë.
“Rri shoh televizor, kaq. Unë dua të më ndihmojnë që të ngrihem në këmbë, do kisha dal jashtë të kisha shëtit me mamin me motrat”, tha Elifi.
Për ta shëruar këtë vajzë, në 90% sukses Albanës i kanë garantuar në spitalin Ortomedika në Prizren. Vlera e operacionit është 20 mijë euro. Një shumë që mund të ndryshojë ëndrrat e një 12 vjeçareje.
Për të kontaktuar zonjën e shtëpisë edhe për të marrë më shumë informacione për këtë familje mund të kontaktoni atë në numrin e telefonit 070 796 291./TV2121
Xhirollogaria 270700065867023 Hallk Bank. 

Back to top button