12 zyrtarë policorë të arrestuar në Karaçevë

 

Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi një vjeçar dje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoriatin e Kosovës dhe agjenci të tjera ka realizuar një aksion në Karaçevë të Kamenicës, Prishtinë dhe në rajone tjera.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka bërë të ditur se nga ky aksion janë arrestuar 35 persona të dyshuar, nga ta 12 zyrtarë policorë, ndërsa të tjerët kontrabandistë e pronarë të kazinove. Ai gjithashtu ka deklaruar se gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinot që kanë funksionuar në atë pjesë.

Maloku ka bërë të ditur se operacioni do të vazhdojë edhe më tutje./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button