124 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, 11 në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 124 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, ku 120 prej tyre janë konfirmuar pozitivë dhe 4 të negativ.
Ndërkaq, 88 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe kurse 11 të tjerë janë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 53 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit,12 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./21Media

Back to top button