Këto fshatra të Podujevës nuk do të kenë ujë deri të rregullohet defekti

Për shkak të një defekti të ndodhur sot, në gypin furnizues nga Albaniku në Podujevë, fshatrat nga Shajkoci e deri te Sfeqëli mbesin pa ujë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU ”Prishtina”, Arjeta Mjeku e cila ka theksuar se ekipet e mirembajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes.
”Furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi. Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi. Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button