126 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 126.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 267 testime të bëra.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 105 mijë e 582 numrin e përgjithshëm të të shëruarve./21Media

Back to top button