Gjendet një burrë pa shenja jete

Policia ka bërë të ditur se dje në fshatin Rimanishtë, në Prishtinë është gjetur një burrë i vdekur.
”Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Policia rastin e ka cilësuar si ”vdekje e dyshimtë”.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button