Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste

Sipas FSB-së të dy personat ishin në kontakte të vazhdueshme me rekrutues të organizatave ndërkombëtare terroriste

Dy persona, me origjinë nga Azia Qendrore dhe të dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste në Rusi, u arrestuan të mërkurën në Vladimir, qytet turistik rreth 200 kilometra në lindje të Moskës, njoftuan shërbimet sekrete ruse (FSB).

“Agjentët e FSB-së kanë ndaluar, gjatë një tentative për arrestimin e tyre, dy shtetas nga Azia Qendrore të lindur në vitet 1987 dhe 1991”, njoftoi FSB-ja në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Sipas FSB-së, të dy personat ishin në kontakte të vazhdueshme me rekrutues të organizatave ndërkombëtare terroriste dhe ishin shumë pranë kryerjes së sulmeve terroriste në Rusi.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button