129 pacientë janë me oksigjeno-terapi

129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 10 pacientë në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.
Kështu ka informuar sot Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, i cili ka bërë të ditur se 171 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor, prej tyre 166 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ndërsa 5 të tjerë negativ.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 65 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë
Spitali i Prizrenit, 16 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 17 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 16 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 12 mijë e 651./21Media

Back to top button