Aksident mes autobusit dhe veturës në Istog, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zabllaq të Istogut.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi informoi se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.
Gashi tutje tregoi se i lënduari ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për trajtim.
Si pasojë e aksidentit ka edhe dëme materiale./21Media

Back to top button