13 pacientë në mjekim intensiv në Infektivë

Në mjekim intensiv të Klinikës Infektive janë 13 pacientë, 12 prej tyre të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, sot ka thënë për rtv21.tv se nga pacientët që janë në mjekim intensiv, 6 pacientë janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer kundër COVID-19 dhe një pacient me dy doza të vaksinës AstraZeneca.
Tutje, Vishaj ka treguar se sot janë pranuar 9 pacientë në Klinikën Infektive, ndërsa janë liruar 7 pacientë.
Sipas tij, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 50 pacientë me nga dy doza të vaksinës Pfizer, 5 pacientë me nga tri doza të vaksinës Pfizer, një pacient me një dozë të vaksinës Pfizer, 2 pacientë me nga dy doza të vaksinës AstraZeneca dhe dy pacientë me nga një dozë të vaksinës Johnson&Johnson.
Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa, nga 9 mijë e 451 testime të kryera, 2 mijë e 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në Kosovë janë 30 mijë e 871 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button