Presidentja thotë se KQZ-ja ka dëshmuar integritet

Pas vlerësimit pozitiv të performancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili e ka njoftuar për angazhimin e këtij institucioni në zgjedhjet e fundit komunale.

Osmani ka thënë se KQZ-ja ka dëshmuar integritet dhe aftësi organizative me zgjedhjet e fundit, ndaj ka avancuar besimin e qytetarëve.

Sipas presidentes, kjo performancë e KQZ-së është lavdëruar edhe nga vetë monitoruesit e BE-së, të cilat i kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit.

Ajo ka thënë se vendit i duhen institucione kredibile dhe me integritet, ndaj ka mbështetur punën e KQZ-së, me urimin që ky standard i dëshmuar të vazhdohet të mbahet edhe më tej./21Media

Back to top button