13 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Aktualisht në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 13 pacientë, prej tyre shtatë pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 dhe gjashtë të tjerë post-Covid.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me oksigjeno-terapi janë 4 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 9 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje, Spitali i Gjakovës, 1 pacient./21Media

Back to top button