13 persona e humbën betejën me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 13 pacientë.
Në mbarë vendin nga 3.317 teste të kryera janë regjistruar 677 raste të reja me virusin korona, ku 279 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 517 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 206.910 raste, prej të cilëve 191.649 janë shëruar, kurse 7.255 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 8.006 raste aktive me Covid-19, shkruan TV21./21Media

Back to top button