13 persona u arrestuan në Prishtinë

 

Policia e Kosovës sonte ka informuar se ka arrestuar 13 persona të dyshuar, në rajonin e Prishtinës.

“Me datë 28.05.2021 rreth orës 13:30 është raportuar se nga disa persona të dyshuar është sulmuar viktima (A.H) duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas të dyshuarit janë larguar menjëherë nga ai lokacion. Në të njëjtën datë rreth orës 14:20 viktima (A.H) ka shkuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe ka sulmuar – therur me thikë të dyshuarin (B.G.) duke i shkaktuar lëndime trupore.  Lidhur me këtë ngjarje nga njësitet kompetente të stacionit policor Jugu në Prishtinë janë ndërmarr veprime ligjore me që rast iniciuar tri raste penale: “Sulm-lëndim trupor,  Lëndim i rëndë trupor dhe Kanosje, specifikuar sipas kodit penal të RKS-së.”, ka bërë të ditur policia.

Gjatë procesit intensiv të hetimit të rasteve dhe masave të ndërmarra, siç është informuar nga Policia e Kosovës, është arritur që të arrestohen dhe intervistohen në cilësinë e personave të dyshuar 13 persona, prej tyre 5 persona me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në qendër të mbajtjes,  ndërsa prej tyre 4 personave nga ana e Gjyqtarit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit.

Po ashtu, janë intervistuar disa persona në cilësi të dëshmitarit, si dhe janë ngritur tri 3 kallëzime penale nga ana e hetuesisë së stacionit policor Jugu në Prishtinë.

“Më datë 01.06.2021 nga zyrtarët policorë që veprojnë në rroba civile është konfiskuar një fishek i kalibrit 9×19 mm, ku gjatë procedimit të rastit dhe pas një hetimi preliminar është identifikuar një video ku shihet një person duke lozur me armë zjarri me gaz. Në lidhje me këtë Policia menjëherë ka ndërmarrë veprime hetimore ku është identifikuar e dyshuara femër dhe ku gjatë realizimit të urdhër kontrollit është konfiskuar arma me dy karikator dhe (4) katër fishek.”, ka bërë të ditur policia.

E dyshuara është intervistuar dhe me udhëzimin e prokurorit kompetent rasti iniciohet për procedurë të rregullt dhe i referohet hetimeve./21Media

Back to top button