13 viktima dhe 574 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 574 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 3 mijë e 570 mostra të testuara.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Gjakovë 36 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Pejë 31 raste, Gjilan 27 raste, Kamenicë 24 raste, Mitrovicë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Podujevë 21 raste, Ferizaj 20 raste, Lipjan 18 raste, Obiliq 18 raste, Klinë 11 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe Shtërpcë 1 rast./21Media

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 77 mijë e 827 raste nga 358 mijë e 537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 715 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65 mijë e 60 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 58./21Media

Back to top button